
Transferimi i Granit Xhakës te Bajer Leverkusen, i cili drejtohet nga spanjolli Çabi Alonso, nuk ka përfunduar, por bisedimet po vazhdojnë. Gazeta britanike “Athletic” raportoi në maj se klubi gjerman kishte hapur bisedimet me Arsenalin për lojtarin e kombëtares zvicerane.
Kujtojmë se mesfushori ishte shumë pranë lamtumirës së Arsenalit dy vite më parë, por negociatat me Romën nuk përfunduan. 30-vjeçari më pas nënshkroi një kontratë të re me klubin e Premier Ligës në gusht të vitit 2021, por tani ka një shans të mirë që ai të kthehet në Gjermani një vit para se t’i skadojë kontrata.
Sipas “Football London” bëhet e ditur se Xhaka u ka kushtuar arkave të skuadrës së “Aspirinave” plot 21.5 milionë euro.
Sipas burimit në fjalë theskohet gjithashtu se lojtari me origjinë shqiptare do të debtuojë me Leverkusenin më 21 korrik në një ndeshje miqësore.
Xhaka iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2016 nga Borusia Mynshengalbah, teksa deri më tani ka zhvilluar 297 ndeshje dhe ka realizuar 23 gola e 29 asiste.
Lini një Përgjigje