TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2023, 15:24

Nuk është as Shevçenko dhe as Halilhodziç, Kosova gjen në “shtëpi” trajnerin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është  as Shevçenko dhe as Halilhodziç, Kosova gjen

Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë një trajner të ri për ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të Europianit “Gjermani 2024”, pas shkarkimit të Alen Zhires.

Sipas “Tefegraf” krerët e Federatës duket se kanë gjetur në “shtëpi” timonierin e ri. Pritet që së shpejti të bëhet edhe zyrtarizimi i Primozh Gliha. Ky i fundit e njeh mirë ambientin, pasi ka disa vite që është pjesë e “Dardanëve”. Madje pas largimit të Shallandes e drejtoi përfaqësuesen e Kosovës në sfidat ndaj Jordanisë dhe Greqisë.

Po sipas burimit në fjalë, raportohet se Gliha ka nënshkruar kontratë me FFK-në dhe do të drejtojë “Dardanët” në 6 sfidat e mbetura të “EURO 2024”. Ndihmës të tij do të jenë Afrim Tovërlani, i cili është trajneri i ekipit të Kosovës U-21 dhe Arbnor Morina.

Gliha ka qenë trajner i ND Gorica, NS Mura, Koper dhe për 5-vite teknik i kombëtares sllovene U-21.

përfaqësuesja e kosovës primozh gliha

Lini një Përgjigje