
Këngëtari i njohur Liam Gallagher ka mbajtur një koncert mbrëmë në Milano, teksa është ndalur edhe te finalja e Ligës së Kampioneve.
Duke qenë një tifoz i zjarrtë i “Qytetarëve”, ai pyeti fansat: “A kemi tifozë të Interit këtu?”
Pati një mori përgjigjesh, përpara se të pyeste: “Po tifozë të Sitit? ”
Më pas, ai vendosi të shprehë vlerësimin për gjysmën kuqezi të qytetit, të cilët janë të lumtur që Mançesteri mposhti Interin në finalen e Stambollit.
“Më duhet ta pranoj që tifozët e Milanit kanë qenë shumë të mirë gjatë kohës që kemi qenë këtu. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe respektin tuaj.”
???? @liamgallagher last night…
— SempreMilan (@SempreMilanCom) July 2, 2023
????️ “Do we have any Inter fans in the house?"
????️ “Any Manchester City fans in the house?”
????️ "I've gotta admit though the #ACMilan fans have been very nice while we've been here. Thank you for all your love and respect."
pic.twitter.com/zM3SZ0MBRe
Lini një Përgjigje