
Mërgim Berisha është futbollisti me orgjinë nga Kosova që zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat e Gjermanisë. Ditën e sotme ai ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Berisha së fundmi ishte huazuar nga Fernerbahçe tek Augsburgu në Bundeslia. Në deatjet e huazimit ishte përfshirë edhe e drejta e blerjes nga ana e gjermanëve.
Ai mbylli një sezon fantastik, ku në 23 ndeshje të zhvilluara arriti të shënonte plot 9 gola. Kjo gjë duket se ka bindur drejtuesit e Augsburgut për të blerë përfundimisht kartonin e tij nga turqit e Fenerbahçes.
Ky operacion iu ka kushtuar gjermanëve plot 4 milionë euro që janë derdhur në arkat e klubit turk. 25-vjeçari pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje