TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2023, 17:02

Askush nuk ndal dot Vershtapen, piloti holandez triumfon përsëri në Çmimin e Madh të Austrisë

Shkruar nga Pamfleti

Askush nuk ndal dot Vershtapen, piloti holandez triumfon përsëri

Piloti holandez i Red Bullit, Maks Vershtapen, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1, suksesi i 7 sezonal, i pesti radhazi, në një botëror që po e dominon më shifra të frikshme. Kampioni i botës në fuqi e dominoi garën e zhvilluar në pistën e Seltueg, duke e lëshuar kreun vetëm për 10 xhiro, të cilin e rifitoi shumë kollaj. 

Në vendin e dytë u klasifikua monogasku Sharls Lëklerk me Ferrari, që bëri një garë të mirë, ashtu sikurse u paraqit makina italiane në tërësi në këtë fundjavë. Në vendin e tretë u rendit meksikani Serxhio Perez me makinën tjetër Red Bull, pozicion që e fitoi pas parakalimit të vështirë ndaj spanjollit Karlos Sainz (Ferrari) disa xhiro nga fundi. 

Makina virtuale e sigurisë në pjesën e parë të garës e bëri disi më interesante betejën për zonën e pikëve, pasi pilotët hynë në bokse për të ndërruar gomat dhe modifikuar strategjitë. Ndërkohë që sot ndikuan edhe penalitetet që komisarët e garës dhanë për pilotët për tejklalimin e limiteve të pistës (mes tyre edhe Sainz e Hamilton). Kjo solli mjaft parakalime në pistë. 

Gjithsesi, Vershtapen bëri një garë me veten, duke e dominuar botërorin e Formula 1, i pashqetësuar nga rivalët. Ai bëri një ndalesë më shumë se rivalët për të marrë edhe pikën shtesë të xhiros së shpejtë dhe sërish nuk u arrit nga rivalët. Në zonën e pikëve u renditën Norris, Alonso, Hemilton, Rasëll, Gasli dhe Stroll. 

Askush nuk ndal dot Vershtapen, piloti holandez triumfon përsëri

maks vershtapen piloti holandez formula 1 çmimi i madh i austrisë

Lini një Përgjigje