TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2023, 15:54

“Kërcasin” prangat në Kosovë, arrestohen arbitri dhe trajneri i basketbollit, dyshime për trukime në Ligën Unike

Shkruar nga Pamfleti

“Kërcasin” prangat në Kosovë, arrestohen arbitri dhe

Pas skandalit të ndeshjeve të trukura që tronditi basketbollin në Kosovë, tashmë kanë nisur edhe arrestimet. Mediat kosovare raportojnë se Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka kryer dje një aksion, duke arrestuar në Prizren arbitrin Daut Mehmeti dhe trajnerin Arbnor Rifati. 
 
Pas skandalit, gjyqtari Mehmeti u përjashtua përjetësisht nga FIBA dhe Federata e Kosovës. Policia e Kosovës pritet të japë detaje më të hollësishme në lidhje me këto dy arrestime, ndërsa dyshja janë në paraburgim. Urdhër-kontrolli është zhvilluar me qëllim të sigurimit të dëshmive shtesë dhe arrestimin e dy të dyshuarve në lidhje me veprën penale ‘kurdisje e ndeshjes ose sportit’, ndërsa citohen edhe aktiviteti i Ligës Unike, event i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

I dyshuari i parë (arbitër me licencë ndërkombëtare), dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet e basketbollit në kuadër të Super ligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprimet i ka kryer në bashkëveprim me të dyshuarin e dytë (trajner basketbolli). Të dyshuarit i kanë kryer këto veprime me qëllim të përfitimit material. Po ashtu, i dyshuari i parë, ka bashkëvepruar edhe me arbitra dhe trajnerë ndërkombëtarë në kurdisjen e lojërave basketbollistike, me qëllim të fitimit të basteve”, thuhet në njoftimin e policisë. Të dyshuarve pas marrjes në pyetje me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u është komunikuar masa e ndalimit prej 48 orëve. 

arbnor rifati daut mehmeti basketbolli në kosovë

Lini një Përgjigje