TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2023, 19:06

“Kam qarë si vajzë e vogël kur lexova Kuranin”, partnerja e Benzemasë kthehet në myslimane

Shkruar nga Pamfleti

“Kam qarë si vajzë e vogël kur lexova Kuranin”,

Partnerja e Karim Benzemas, Xhordan Ozuna ka njoftuar se është kthyer në myslimane. Ajo foli për këtë temë në “AS Tikitakas”, duke dhënë detaje interesante.

Unë jam konvertuar në myslimane. Isha këtu në xhaminë e Madridit. Ata lexojnë Kur’an… Është një ceremoni e vogël dhe intime. Unë qava si një vajzë. Jam shumë sentimentale.

Kam hulumtuar shumë për këtë fe dhe më duket e bukur. Gjithçka që kam lexuar për të më ka emocionuar. Gjatë Ramazanit lexova Kuranin dhe më bëri të qaja. Kam lexuar gjithashtu Rrugën e Shenjtë drejt Islamit, për një të krishterë që konvertohet në Islam, si unë. Një libër vërtet i çmuar”.

Karim Benzema së fundi përfundoi një lëvizje te klubi i Ligës Pro Saudite Al-Ittihad, duke i dhënë fund periudhës së tij si lojtar i Real Madridit.

Ozuna, e lindur në Maryland, SHBA, është pyetur edhe për kodet strikte të veshjes së vendit të Lindjes së Mesme.

Nga ana ime, nuk ka asnjë problem. Është një kulturë e çmuar dhe unë jam e kënaqur me aventurën”.

xhordan ozuna partnerja e karim benzema

Lini një Përgjigje