TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2023, 17:24

Ky është formacioni më i mirë i 11 “yjeve” me parametër zero që janë zyrtarisht pa kontratë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Ky është formacioni më i mirë i  11 “yjeve” me

Lëvizjet e lojtarëve duke nisur nga 1 korriku dhe që do të mbyllen me fillimin e shtatorit janë në qendër të lajmeve sportive. Por “The Sun” ka vendosur të bëjë një analizë yjesh.

Në fushën e blertë, këtë radhë të realizuar në kompjuter janë renditur 11 lojtarë, që janë në majën e futbollit, por që nga kjo e shtunë nuk i përkasin asnjë ekipi.

Ndaj kontratën mund ta nisin me parametër zero. Madje bëhet fjalë për emra kampionësh si David De Gea, Serxhio Ramos dhe Vilfried Zaha. Sulmuesi i Kristal Palasit, refuzoi ofertën e një kontrate të re prej 200 mijë paundësh në javë me londinezët.

30-vjeçari dëshiron të luajë në Champions dhe është përfolur se mund t’i bashkohet ekipeve të Lacios ose PSG-së. Atij sigurisht që nuk i mungojnë alternativat, ashtu siç Serxho Ramosit, i cili u lirua nga PSG-ja në fillim të muajit qershor.

Mbrojtësi spanjoll mund të kthehet aty ku filloi gjithçka, te Sevilja. Ish-shoku i tij Angel di Maria është në një pozicion të ngjashëm dhe mund të kthehet te Benfika pas largimit nga Juventusi.

Ndërsa Hektor Bejerin përflitet për një rikthim në klubin e tij të fëmijërisë, Real Betis, ku ai kaloi sezonin 2021-2022 në huazim. De Gea po përballet gjithashtu me mundësinë e gjetjes së një klubi të ri pasi Junajtid tërhoqi ofertën e tyre për rinovimin e kontratës.

Dyshja e Liverpulit, Aleks Okslejd Çembërlein dhe Roberto Firminjo u larguan nga “Anfield Road”, me këtë të fundit që është lidhur me transferim te Barcelona. Ish-mbrojtësi i Junajtid, Dalei Blind, është gjithashtu në kërkim të një klubi të ri, pasi kontratës së tij afatshkurtër me Bajernin i erdhi fundi.

Stefan De Vraj po përballet me një të ardhme të pasigurt, pavarësisht se thuhet se i është ofruar një kontratë e re nga Interi.

Mesfushori i Këlnit, Elies Shkiri, është një tjetër lojtar që vlerëson opsionet e tij mes interesimit nga Milani. Edhe Frankfurtit i pëlqen profili i Shkirit si zëvendësues i mundshëm i Daiçi Kamadës, gjithashtu pa kontratë nga sot.

Ky është formacioni më i mirë i  11 “yjeve” me

formacioni i yjeve

Lini një Përgjigje