TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2023, 15:52

Shqiptarët anë e mbanë botës po bëjnë emër dita-ditës, futbollisti 18-vjeçar transferohet te klubi i njohur i Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët anë e mbanë botës po bëjnë emër

Shqiptarët anë e mbanë Europës po bëjnë emër nga dita-ditës në futboll. Edhe në një vend si Anglia, ku të paktë kanë qenë kuqezinjtë që kanë pasur sukses, po dalin talente të reja në këto vite. Një ndër ta është Erion Zabeli. 18-vjeçari që është rritur dhe zhvilluar si futbollist në ishull, duket se po bën hapin e madh në karrierën e tij.

Pas eksperiencave në moshat e Uotfordit e së fundmi pjesë e Oksford Junajtid në Ligën 1, sezoni i ri do e gjejë Zabelin në rradhët e Premier Ligës. Më konkretisht është Brentfordi që ka siguruar shërbimet e shtatlartit. Duke e bërë kështu Zabelin si shqiptarin më të ri dhe të vetëm në histori që transferohet në sajë të një pagese nga një klub në një tjetër klub anglez.

Gara për qendërmbrojtësin duket se ka qenë e vështirë për bardhekuqtë. Kjo pasi për pjesëtarin edhe të kombëtares U-19 të Shqipërisë ka pasur interesim nga disa klube të mëdha. Vlen këtu të përmenden skuadra si: Lids Junajtid, Brajton apo Sauthempton në Angli. Si edhe rekordmenët e futbollit skocez, Gllasgou Renxhërs, por në fund garën për futbollistin e lindur më 08.09.2004 e ka fituar skuadra e Brentfordit.

“Bletët” siç njihen ndryshe shohin tek Zabeli një të ardhme të sigurtë, duke e krahasuar për stilin e tij dhe fizikun që zotëron me mbrojtësin anglez, Xhon Stons. Futbollist që aktualisht aktivizohet te Mançester Siti dhe është një nga më të mirët në Botë në rolin e tij.

Zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje pritet të bëhet në këto ditë e kjo patjetër shton edhe krenarinë e gjithë shqiptarëve kudo. Do të shohim një tjetër bashkëkombas të tyre të luajë në kampionatin më të fortë në rruzullin tokësor së bashku me Armando Brojën.

erion zabeli futcollisti shqiptar brentford

Lini një Përgjigje