TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2023, 20:27

UEFA mbyll çështjen “Negreira”, Barcelona ‘merr frymë lirshëm’ dhe merr pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm

Shkruar nga Pamfleti

UEFA mbyll çështjen “Negreira”, Barcelona ‘merr

Dyshimet ishin të shumta, mirëpo ditën e sotme UEFA ka vendosur se Barcelona do të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm, të UEFA Champions League, me klubin “katalanas” që akuzohej për korrupsion, pas zbulimit të një listpagese prej miliona eurosh, në llogari të ish/nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të La Liga, Hoze Maria Negreira.

Pas përfundimit të hetimeve nga hetuesit e UEFA, organizata më e rëndësishme e fubtollit në Evropë, vendosi të mos pengojë “blaugranat” të marrin pjesë në Champions, sezonin e ardhshëm, pavarëisht 7.3 milionë eurove të marrë nga Negreira.

Ndërkaq, kujtjomë se kualifikimin për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, Barcelona e udhëhequr nga tekniku Çavi e siguroi pasi arriti të fitonte edicionin 2022-2023, të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

barcelona uefa "negreira"

Lini një Përgjigje