
Merkatoja e verës ka nisur me largime nga Interi dhe një ndër futbollistët që i ka dhënë lamtumirën zikaltërve, është edhe mbrojtësi shqiptar Andi Hoti. 20-vjeçari do të luajë në kampionatin gjerman me skuadrën e Magdeburgut.
Palët kanë arritur marrëveshje ditën e sotme dhe vetë klubi gjerman ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Kosovës. Hoti e njeh mirë kampionatin gjerman duke qenë se ka luajtur edhe me të rinjtë e Frejburgut, pasi ishte në formë huazimi.
“Me Andi Hotin po marrim një lojtar shumë të trajnuar që dëshiron të bëjë hapin e radhës me skuadrën tonë. Ai ka potencial të afirmohet edhe në kategorinë e dytë. Ndryshimi ka qenë pjesë për disa kohë, por ka nevojë për gjëra më formale dhe do të ndodhin tani”, shprehet drejtori sportiv i Magdeburgut, Otmar Shork.
Lini një Përgjigje