TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2023, 17:09

Nuk i mbajti nervat dhe goditi me kokë kundërshtarin, Taulant Xhaka kërkon falje: Më ofendoi nga familja, nuk durova dot

Shkruar nga Pamfleti

Nuk i mbajti nervat dhe goditi me kokë kundërshtarin, Taulant Xhaka

Taulant Xhaka rikthehet të flasë për mediat në Zvicër në lidhje me goditjen me kokë që i bëri kundërshtarit në datën 7 maj, në ndeshjen kundër Zyrihut. Në minutën e 12 shtesë, mesfushori i Bazelit nuk i mbajti nervat dhe goditi me kokë Nikola Katiç duke marrë një dënim me tetë ndeshje pezullim.

Humba kontrollin dhe kjo është diçka që nuk duhet të më ndodhë mua. Ishte një veprim që nuk ka vend në fushat e futbollit, djali im e pa ndeshjen së bashku me bashkëshorten time. Nuk më pëlqeu aspak kur më pyeti në shtëpi nëse ishte faull, apo në momentin kur u mundua të më imitonte. Ishte diçka që nuk më bëri të ndjehem mirë”, tha fillimisht mesfushori.

Më pas Xhaka foli edhe për momentin që “derdhi kupën”, duke thënë se kundërshtari e ofendoi nga familja.

“Kundërshtari më provokoi gjatë gjithë ndeshjes, në fillim ia dola t’i mbaja nervat. Por, pasi u ndëshkova me karton të verdhë e më pas të kuq ai vendosi bluzën para gojës dhe më shau nga familja. Më ofendoi gruan, fëmijët, familjen. Nuk munda t’i mbaja më nervat”, tha Xhaka për mediat në Zvicër.

Pritet që Xhaka të rikthehet në Kombëtaren shqiptare, me Silvinjon që ka kërkuar në ekip një lojtar me cilësitë e tij.

taulant xhaka mesfushori i bazelit

Lini një Përgjigje