
Luka Modriç është sërish nën akuzë për mashtrim dhe evazion fiskal. Një histori që daton vite më parë dhe shihej si e mbyllur, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe si protagonist ka mesfushorin kroat.
Futbollisti i Realit të Madridit ka mashtruar para gjykatës për periudhën kur ishte te Dinamo e Zagrebit, duke dëshmuar se ka firmosur dokumente në kohën kur rinovonte kontratat por edhe kur largohej. Deklaratat e Modriç, së bashku me Dejan Lovren janë bërë që të shpëtojë presidenti i Dinamos së Zagrebit asokohe, Zdravko Mamiç.
Ky i fundit u dënua me 6.5 vite burg për mosdeklarimin e 15.5 milionë eurove, por u arratis në Bosnje dhe vazhdon të jetojë atje. Gjykata ka rikthyer edhe një herë çështjen për të cilën Modriç ka dëshmuar në vitet 2017 e 2018 dhe tashmë do të hetohet për mashtrimin që ylli i Realit ka bërë.
Këto akte i kanë shkaktuar edhe shtetit kroat një dëm prej 1.5 milionë euro. Sipas kodit penal kroat, "vepra penale e dëshmisë së rreme" dënohet nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.
Vendimi kundër Mamiç thoshte se nënshkroi kontrata personale me lojtarët gjatë viteve të tyre të hershme te Dinamo e Zagrebit, përfshirë Modriç dhe Lovren, duke i detyruar ata të ndajnë fitimet me të.
Pasi të merrnin paratë nga kontratat e tyre, ata do të paguanin Mamiç. Ky i fundit pretendon se një pjesë e atyre parave nuk i janë paguar kurrë dhe se Modriç e Lovren janë “bashkëpunëtorë” në çështjen e korrupsionit kundër tij.
“Ne u takuam dhe nënshkruam një marrëveshje për ndarjen e parave. Modriç tërhoqi paratë te Totenhemi dhe më dha një pjesë, – pohoi Mamiç kur foli me gazetarët në Bosnje, në fillim të këtij muaji. – Asnjë lojtar në histori nuk ka paguar kurrë një qindarkë të vetme taksash”.
Lini një Përgjigje