TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Qershor 2023, 19:58

Partizani cinik në miqësoren e parë, Mensah vendos në testin ndaj Strugës

Shkruar nga Pamfleti

Partizani cinik në miqësoren e parë, Mensah vendos në testin

Partizani ndodhet në Pogradec, ku po zhvillon fazën përgatitore. Të kuqtë po stërviten intensivisht për dy ndeshjet e fillimit të korrikut ndaj BATE Borisov, të vlefshme për turin e parë kualifikues të UEFA Champions League.

Të besuarit e Zoran Zekiç zbritën sot në fushë, për një ndeshje miqësore. Kampionët e Shqipërisë kanë mundur me rezultatin 1-0 strugën e Shpëtim Duros në testin e parë miqësor.

Sfida ishte mjaft e fortë mes të dyja skuadrave, e cila u vendos nga goli i Mensah në pjesën e dytë. Kështu trajneri Zoran Zekiç e nis me një fitore aventurën e tij te të kuqtë.

Tekniku synon evidentimin e lojtarëve të rëndësishëm, të cilët mund të bëhen pjesë e skuadrës që ka në mendje për sezonin e ri futbollistik. Grupi është mjaft i mirë dhe do kërkohet arritja te trofetë.

partizani struga ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje