
Një tjetër ofertë faraonike ka ardhur drejt sulmuesit të Çelsit, Romelu Lukaku, me sheikët e Arabisë Saudite që i kanë ofruar belgut 50 milionë euro në vit.
Sipas “Sky Sport UK”, belgu ka refuzuar ofertën e Al Hilal. Lukaku kërkon të qendrojë në Europë, pasi beson se ende ka shumë për të dhënë për të fituar trofe.
Gjithsesi duket se paratë nuk e intrigojnë aspak sulmuesin, i cili kërkon të jetë vetëm pjesë e Interit.
Çelsiështë i prirur të shesë Lukakun, por po kërkon të sigurojë një lëvizje të përhershme të tij, në vend që ta kthejë belgun më pas në huazim.
Interi, megjithatë, kërkon huazim me detyrim blerje për 30 milionë euro deri në fund të sezonit 2023-2024, sipas “Calciomercato”.
Nënkampionët e Europës kanë siguruar tashmë sulmuesin Markus Turam në një transferim të lirë nga Borusia Mëshengladbah dhe së bashku me Lukakun e Lautaron, do të plotësohej një 3-she fantastike sulmi.
Lini një Përgjigje