TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2023, 21:27

Vuante nga depresioni pas një rasti dopingu, kampioni olimpik në peshëngritje vret veten

Shkruar nga Pamfleti

Vuante nga depresioni pas një rasti dopingu, kampioni olimpik në

Vladimir Sentov, kampioni i 4 olimpik në vitin 2008 në peshëngritje, i dha fund jetës në moshën 35-vjeçare, ndërsa familja e tij raporton se vuante nga depresioni.

Që në moshën 20-vjeçare, Sedov konsiderohej ndër peshëngritësit më të mirë në botë, por karriera e tij u shënua nga dy raste dopingu.

Edhe në rastin e dytë i dha fund karrierës së tij sportive, duke fajësuar drejtpërdrejt trajnerin e kombëtares Aleksei Ni. Mosmarrëveshja e tyre arriti në gjykata, me peshëngritësin që pësoi një krizë nervore gjatë gjyqit.

Gjashtë muajt e fundit ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe para se të gjendej i vdekur ishte “zhdukur” edhe nga më të afërmit e tij. Një i afërm e ka gjetur të vdekur në shtëpinë e tij, në zonën e Karatalit.

vladimir sentov kampioni olimpik në peshëngritje

Lini një Përgjigje