Rama tha se ka pasur kërkesa për ndërtime në Porto Palermo, por nuk ka pranuar.
Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në Facebook ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në rrjetet sociale në lidhje me ekzistimin e një projekti dhe planin për ta zbatuar atë në Gjirin e Porto Palermos.
Rama hodhi poshtë pretendimint e gazetarit Klevin Muka, teka shprehet se vetë është angazhuar personalisht që në atë zonë të mos ketë asnjë ndërtim, duke e shpallur monument të natyrës.
“Këtu nuk kemi të bëjmë me një interpretim të mbrapshtë të këtij masterplani që mund të jetë real. Ka masterplane që mund të jenë reale në librin “Albanian Files” të cilat inkuizicioni i dështak-zemërakëve të kores së zezë të protestës, e ka kthyer në një akt-akuzë për mua.
Dhjetë prej arkitektëve të huaj janë nderuar me Nobel-in e arkitekturës. Këtu nderohen me një akt-akuzë. Janë masterplane të porositura nga subjekte private në troje privatë, që arkitektët kanë zgjedhur t’i vendosin në dosjen e tyre në libër në liri të plotë dhe disa prej tyre janë masterplane të papranuara nga Këshilli i Mbrojtjes së Territorit, provë që Këshilli nuk është fasadë, por institucion serioz.
Megjithatë, inkuizicioni i përdor këto si prova të aktakuzës për tradhtinë time kombëtare, shitjen e atdheut nga unë, gjithë të zezat që dështak-zemërakët m’i faturojnë mua, sepse duan të ngushëllojnë veten për falimentimin e tyre në mediokritet. Por ky agjitator i algoritmit, e ka bërë vetë me Chat GPT.
Kjo është fytyra e dezinformatorëve të paguar të opinionit publik, që e kanë humbur që të rinj pigmentin e zverdhjes dhe të skuqjes dhe që paguajnë urdhrat e kujtdo që i paguan mbi dhe nën dorë.
Ironia në këtë rast, që e zgjodha pasi kemi kthyer disa leje në atë zonë, është bërë edhe një batërdi me tituj pronësie të dhënë kuturu në kohën e copëtimit të madh të pronës në Shqipëri. Unë i kam kërkuar qeverisë të kërkojë mbrojtjen e komplet gjirit të Porto Palermos nga ndërtimet.
E kemi shpallur atë gji, monument të natyrës. Po mbyllim edhe projektin e muzeut të luftës së ftohtës dhe rehabilitimin për qëllime turistike të repartit bashkëngjitur. Jetojmë në kohë të vështirë për të vërtetën, por ky nuk është justifikim, por dhimbje për njerëz të sinqertë që helmohen në kanalet e dezinformimit”, tha Rama mes të tjerash.
Kujt i plas se kane Nobel apo jo. Ata marrin paret, e bejne ate qe u kerkon ti. Autori i te keqes je ti dhe vetem ti. Dhe e ben me qellim. Ik ore pirdhu, sharlatan...!
Na paska bo nder.. Pasi "rrujti" gjithe malet, detet e lum-liqenet, na paska rujt Porto Palermon nga grabitqaret. Po te mos ishe ti kryemut, askujt nuk do tu shkonte ne mend te ndertonte ne Porto Palermo. Por me ty cdo gje mund te ndodhe Yyyyttt, legen.. I hape dyert se keqes... Mallkuar qofsh
Une te them ja ku eshte ujku, jam une e ti me thua shih gjurmet. Kete shkrehje e perdor shpesh ne zyrat e shtetit ketu na Britani, Nuk e kutpojne ne fillim e kur ua shpjegoj qeshin e me thon, qenkeni popull i mencur e filozofik. Ky koqja ka bere baterdine bashke me ate malokun, na tarnanis ca libra qe nuk bejne as per te fshire bythen ne hale se ta cjerrin.
Kush je ti qe vendos ku do ndertohet e ku jo. Te gjitha kopetencat per lejet e ndertimit i ka kryeministri, me lejet e dhena e keni shkateruar ne menyr te pa korigjushme zhvillimin afatgjate te turizmit .