TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2023, 20:18

Ish e dashura e akuzon për dhunë fizike dhe kërcënim me jetë, reagon futbollisti brazilian i Mançester Junajtid

Shkruar nga Pamfleti

Ish e dashura e akuzon për dhunë fizike dhe kërcënim me

Anësori i Mançester Junajtid, Entoni, pretendon se është “akuzuar pa të drejtë” për dhunë në familje nga ish-partnerja e tij Gabriela Kavalin.

Kavalin, sipas gazetës braziliane “Globo Esporte”, paraqiti një raport policie në fillim të këtij muaji, duke akuzuar yllin e Junajtid për “dhunë në familje, kërcënim dhe lëndim trupor”. Ajo pretendoi se Entoni e sulmoi më 20 maj, një ditë kur braziliani luajti për “Djajtë e Kuq” kundër Bërnmuthit.

Entoni ka thyer heshtjen duke postuar një deklaratë në Instagram.

Pasi dorëzova deklaratën time në komisariatin ku po kryhen hetimet me emrin tim, doja të flisja për herë të parë që kur u akuzova pa të drejtë për sulm.

Kam qendruar në heshtje deri në atë moment që asgjë të mos ndërhynte në hetim, por gjatë gjithë atyre ditëve unë dhe familja ime vuajtëm në heshtje. Pavarësisht se isha lindur dhe rritur në një komunitet shumë nevojtar, nuk kisha kaluar kurrë një situatë të ngjashme si kjo, në të cilën një akuzë e rreme për sulm rezultoi në një gjykim publik paraprak dhe të padrejtë nga ana e disave.

Pas mbylljes së hetimeve do të vërtetohet pafajësia ime. Jam i sigurt se drejtësia do të mbizotërojë dhe dëmi i shkaktuar fillimisht në imazhin tim do të jetë në të kaluarën. Faleminderit për mesazhet e panumërta të mbështetjes në këtë kohë shumë të vështirë”, deklaroi Entoni.

Ish e dashura e akuzon për dhunë fizike dhe kërcënim me

entoni anësori i mançester junajtid gabriela kavalin ish e dashura

Lini një Përgjigje