
Si sot 26-vite më parë, një nga boksierët më të mëdhenj të historisë, Majk Tajson, mori një vëmendje të madhe, pasi në duelin kundër Evander Holifild, “Iron Mike” i kafshoi veshin kundërshtarit të tij.
Një veprim që tronditi botën e sportit, duke thyer çdo rregull të boksit dhe duke i hequr licencën fenomenit të këtij sporti.
Gjithsesi Tajson do ta fitonte atë një vit e gjysmë më vonë, por që me rikthimin e tij në ring nuk ishte më i njëjti.
Skandalet në jetën e tij private duket se i kushtuan karrierën “Iron Mike”, i cili filloi një rënie të frikshme.
Milionat e shpenzuara për të bërë një jetë pasaniku, tre tigrat, vaska e floririt, 111 makina dhe pallate të tëra, e larguan atë nga ajo që ai dinte të bënte më mirë.
Edhe sot, pas 26-vitesh nga ai veprim që tronditi botën e sportit, Majk Tajson vazhdon të jetë në qendër të skandaleve, duke u bërë shumë herë pjesë e përleshjeve jashtë ringut.
Today in 1997, Mike Tyson bites Evander Holyfield’s ear off during the 3rd round of their rematch.
— TodayInSports (@TodayInSportsCo) June 28, 2021
pic.twitter.com/kdy4b6Ow1E
Lini një Përgjigje