TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2023, 17:55

“Në shtëpi flas shqip”, Lakti rrëfen emocionet e golit që ngjiti ekipin në Serinë B: Dridhem sa herë e shoh, Fiorentina një ëndërr

Shkruar nga Pamfleti

“Në shtëpi flas shqip”, Lakti rrëfen emocionet e

Erald Lakti ishte protagonist këtë sezon me skuadrën e Lekos, teksa arritën që të ngjiteshin në Serinë B. Mesfushori që ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa dhe ka dalë nga akademia e Fiorentinës, është kthyer të flasë me nostalgji për ish-ekipin e tij në studion e “Radio Firenzeviola”.

Sa herë që shoh golin dridhem. Jam shumë i lumtur me fitoren dhe promovimin. Të mendosh se viti i parë te Leko nuk shkoi shumë mirë për mua, por më pas vendosa të qendroj me një staf të ri dhe vendimi dha rezultat. Pas disa ndryshimeve, Z. Foshi dha një kthesë. Gjithashtu nga pikëpamja mendore.

Stadiumi i Fiorentinës?

Nga fotot që kam parë, është e pabesueshme, edhe nëse një lojtar i ekipit të parë mungon për një ndeshje praktike, imagjinoj se trajneri mund të thërrasë edhe dikë nga të rinjtë.

Ju pëlqen trajneri Viçenco Italiano?

Po, më pëlqen, sepse ka një stil të madh loje. Për të do të luaja “mezzala” edhe nëse kam luajtur shumë role në karrierën time.

Kujtimet tuaja për Fiorentinën?

Kam luajtur që fëmijë. Kam parë edhe një foto në rrjetet sociale që më ka bërë të ndihem i vjetër.

Idhujt tuaj?

Gatuzo padyshim, e kam parë kur kam qenë i vogël. Unë shënoj pak gola, por të gjithë janë të bukur, ai në finale ishte më i miri.

Keni menduar të luani për Fiorentinën?

Do të ishte një ëndërr. Do të kurorëzohej e gjithë rruga që kam bërë nga ekipi i të rinjve me fanelën vjollcë.

Çfarë kujtimesh keni nga Zaniolo?

Ai ishte pak i çmendur, ishte me mua edhe në shkollë për disa muaj. Ishte mjaft i egër.

Si e vlerësoni sezonin e Fiorentinës?

Për mendimin tim ishte super. Megjithatë arriti në dy finale edhe pse i humbi. E di që tifozët janë të ndarë, por për mendimin tim ishte një sezon i mrekullueshëm. Europa u jep shikueshmëri lojtarëve dhe ky është një aspekt që nuk duhet të nënvlerësohet.

Cili lojtar ju pëlqeu më shumë?

Unë do të thosha Biragi, jo vetëm për atë që bëri në fushë, por edhe për rolin e tij si kapiten: një grup i bashkuar është thelbësor për të arritur këto objektiva.

Dallimet mes Shqipërisë dhe Italisë?

Unë flas shqip në shtëpi, por me miqtë në italisht. Nuk e di se në çfarë gjuhe mendoj (qesh).

erald lakti mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje