TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2023, 15:21

Liqeni artificial i Nejmarit sekuestrohet nga policia braziliane, sulmuesi i PSG gjobitet me 1 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Liqeni artificial i Nejmarit sekuestrohet nga policia braziliane, sulmuesi i PSG

Luksi i shfrenuar në të cilin jetojnë futbollistët, sidomos ata më të mëdhenj, si të kalibrit të Nejmar, shpesh bëjnë që kapriçot e tyre të prekin shumë interesa dhe të shkaktojnë edhe dëme. Dhe pikërisht kapriço e tij e fundit ka bërë që Nejmarit t’i kushtojë 1 milion euro.

Bëhet fjalë për një liqen dhe një lumë artificial që Nejmar kishte ndërtuar së fundmi në vilën e tij luksoze në Rio de Zhaneiro, një devijim zgjatimi i një lumi aty pranë, i shoqëruar edhe me prerjen e disa pemëve, të cilat kanë ngritur në këmbë menjëherë Agjencinë e Mjedisit në Brazil, pas denoncimit të grupeve ambientaliste.

Kërkesa është mirëpritur dhe ka vënë menjëherë në lëvizje edhe forcat e policisë, të cilat kanë hyrë në shtëpi dhe pasi janë përballur edhe me të atin e Nejmarit, në fund kanë dhënë urdhrin e sekuestrimit dhe akordimin e gjobës 1 milionë euroshe. Madje, tani Nejmar, me shumë mundësi, do t’i duhet të kthejë gjithçka siç ishte më parë.

Braziliani ka qenë jashtë fushës që nga dëmtimi i kyçit të këmbës në shkurt, por pritet të kthehet së shpejti në Paris për të vazhduar rehabilitimin e tij në mënyrë që të jetë gati për sezonin e ri.

 

nejmar sulmuesi brazilian liqeni artificial

Lini një Përgjigje