TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2023, 21:16

Përfundojnë ndeshjet kualifikuese të “EURO U-21”/ Portugalia mposht Belgjikën, Holanda dhe Gjeorgjia bëjnë paqe

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë ndeshjet kualifikuese të “EURO U-21”/

Kanë përfunduar të dyja sfidat e pasdites të vlefshme për kualifikueset e “EURO U-21”.

Portugalia U-21 ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-1 Belgjikën U-21. Të parët që kaluan në avantazh ishin luzitanët dhe më pas belgët rikthyen baraspeshën. Teksa dukej se sfida do të mbyllej në barazim, portugezët fituan një penallti duke e kthyer në gol. Kështu arritën të fitonin dhe të merrnin 3 pikët.

Holanda U-21 dhe Gjeorgjia U-21 kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1.

Rikujtojmë që në mbrëmje, në orën 20:45 luhen dy ndeshjet e tjera të “EURO U21”. Kroacia U-21 pret Rumaninë U-21, ndërsa Spanja U2-1 pret Ukrainën U-21.

portugali u-21 holanda u-21 belgjika u-21 gjeorgjia u-21 kualifikueset e "euro u-21"

Lini një Përgjigje