
Është caktuar e gjithë axhenda e Partizanit në përballjet ndaj BATE Borisov, të vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League.
Për ndeshjen e parë më 11 korrik, Partizani ka arritur një marrëveshje me FSHF-në për ta luajtur në “Air Albania”, ndryshe nga ç’ishte planifikuar më parë. Sfida e parë, e cila do të jetë mjaft përcaktuese, do të luhet në orën 20:45.
Për këtë sfidë, Partizani pritet ta ketë të mbyllur një pjesë të stadiumit për shkak të dënimit të dhënë vitin e shkuar nga UEFA për sjellje jokorrekte të tifozëve, pas ndeshjes ndaj Saburtalos në turin e parë të Ligës së Konferencës.
Ndërkohë ditën e sotme, UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën e 11 korrikut. Ky duel iu është besuar një katërshe gjyqtarësh nga Belgjika, me kryesor 35-vjeçarin, Natan Verbomen, teksa ndihmësa të tij do të jenë Matias Hilaert dhe Ruben Uyns. Gjyqtar i katërt është caktuar Uesli De Kremer.
Lini një Përgjigje