
Ka startuar sot sezoni 2023-2024 i Ligës së Kampioneve, në raundin e parë kualifikues në Islandë.
Ndeshja e parë u zhvillua mes Atletik Klub D’eskalades nga Andorra dhe Budoknostit të Malit të Zi. Këta të fundit arritën të triumfonin në transfertë me rezultatin e thellë 3-0.
Ndërsa Atletik është eliminuar duke shkuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Nëse Partizani do të mposhtet nga BATE Borisov do të zbresë në Ligën e Konferencës, ku do të përballet pikërisht me Atletik Klub D’eskalades.
Një mundësi e mirë për kryeqytetasit edhe nëse dalin nga Liga e Kampioneve, pasi skuadra nga Andorra duket lehtësisht e kalueshme. Ndaj kjo bën mëse të mundur kalimin të paktën në turin e tretë të kompeticioneve ndërkombëtare për kampionët e kryeqytetit.
Lini një Përgjigje