
Armando Broja është padiksutim një nga talentet e kombëtares shqiptare. Sulmuesi kuqezi këtë sezon shpreson që me Çelsin të jetë protagonist. Të gjithë në fakt presin me padurim rikthimin e tij në fushë, pasi një dëmtim i marrë vitin e kaluar e mbajti për disa muaj larg fushave.
21-vjeçari në një rrëfim për faqen zyrtare të klubit është shprehur se si nisi dashuria për Blutë e Londrës dhe çfarë emocionesh përjetoi kur shkeli për herë të parë një stadiumin “Stamford Bridge”.
“Nuk e mbaj mend mirë cila ndeshje ishte, por luante Çelsi në “Stamford Bridge”. Isha diku te 5-6 vjeç dhe mbaj mend që xhaxhai im më mori në një ndeshje. Ai ishte një nga arsyet pse u bëra tifoz i Çelsit sepse ishte ndoshta fansi më i madh i Çelsit në botë. Kisha të veshur një shall dhe një kapele të Çelsit. E harrova se kush po luante sepse isha shumë i vogël, por ishte një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, kur isha në atë moshë. Ishte vërtetë shumë qejf.
Unë përherë doja të shkoja me xhaxhain, vetëm ndonjëherë shkoja me babain, por në të shumtën e rasteve me xhaxhain dhe ishte e mrekullueshme për të që të më merrte dhe të përjetoja atë eksperiencë në atë moshë. Pati vërtetë shumë impakt tek unë.
Kur e pashë për herë të parë “Stamford Bridge” ishte e jashtëzakonshme, numri i njerëzve që ishin aty, zhurma rreth stadiumit, sa shumë impakt i jepnin lojtarët tifozëve kur dolën në fushë. Ishte një çmenduri e vërtetë dhe që nga aty isha: “Uau, dua që një ditë të luaj te kjo fushë”. Aty filloi çdo gjë.
Është vërtetë emocionuese kur shikon lojtarët që zbresin nga autobusi, të ecnin te tuneli, gjëra të tilla. Është e mrekullueshme kur hyn brenda në stadium. E mbaj mend që shkuam të merrnim për të ngrënë, unë mora një hamburger dhe më pas u ula në tribunë ta haja, teksa më pas mora një nga flamujt që ishin te stolat dhe e valëvisja. Më pas pashë lojtarët që zbritën në fushën e lojës. Më duket se isha ulur në anën e poshtme të perëndimit. Ishte vërtetë një eksperiencë e pabesueshme.
Kur isha një djalë i vogël, xhaxhai im ishte i pari që më veshi me një bluze të Çelsit kur isha vetëm dy vjeç. Mamaja ime i tha të ndalonte, por ai insistonte që unë të bëhesha një tifoz i londinezëve. Kështu që unë u rrita si një tifoz i Çelsit dhe çdo gjë filloi nga aty”, ka rrëfyer Broja.
Lini një Përgjigje