
Lajmi i bujshëm ditën e sotme ishte heqja e të drejtave të transmetimit të “Oversport” nga Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF-ja theksoi se kishte ndërprerë kontratën me platformën në fjalë për shkak të shkeljeve të rregullave. Tashmë kampionati shqiptar nuk do të transmetohet nga “Oversport”.
Megjithatë, kompania ka reaguar publikisht duke e konsideruar një vendim jo transparent si dhe shton se FSHF-ja po bën presione që nuk janë etike.
“Oversport krejt papritur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalet e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash.
“Oversport” shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë.
“Oversport” do të dalë me një deklaratë të plotë në vijim”, shkruhet në postim. Kujtojmë se “Oversport” e fitoi një vit më parë të drejtën e transmetimit për 3 sezone radhazi, deri në vitin 2025.

Lini një Përgjigje