
Barcelona bëri pak ditë më parë arriti të mbyllë një transferim të bujshëm të mesfushorit gjerman, Ilkay Gunodogan pas shumë e shumë negociatash me Manchester City-n. Por mbërritja e mesfushorit gjerman në Barcelonë, mund të plotësojë një “dëshirë” të vjetër të Presidentit Laporta, largimin e mesfushorit Frenkie de Jong nga “Camp Nou”, shitja e cila do të sillte jo pak miliona në arkat e Barça-s.
Mediat italiane raportojnë se për De Jong tepër të interesuar janë “bavarezët” e Bayern Munich, të cilët nuk do ta kishin problem një ribashkim në fushën e blertë mes De Jong dhe qendërmbrojtësit “tulipan”, Matthijs de Ligt.
Ndërkaq, kujtojmë se De Jong pas shumë polemikash sezonin e shkuar qëndroi te Barcelona, ku zhvilloi në total 43 përballje, duke arritur të shënojë dhe 2 gola, si dhe të dhurojë 4 asistime për shokët e tij të skuadrës.
Lini një Përgjigje