
Ish-trajneri i Napolit dhe Valencias, Gennaro Gattuso është “infektuar” nga “virusi” i miliardave nga Arabia Saudite.
Legjenda e Milanit, do të nis një eksperiencë tërësisht ndryshe në karrierën e tij si drejtues stoli, te nën kampionet e Azisë.
Pas shumë ditëve bisedime me drejtues të lartë të qeverisë në Arabinë Saudite, ai është bindur për të marrë drejtimin e skuadrës më të titulluar dhe më të njohur të vendit. Bëhet fjalë për Al Hilal ku do të përfitojë 15 milionë euro në sezon dhe ku gjen një njohje të vjetër, mbrojtësin Kalidou Koulibaly.
Objektiva të tjerë të nënkampionëve të Azisë janë edhe Hirving Lozano e Stanislav Lobotka, dy lojtarë të tjerë që Gattuso i ka drejtuar në kohën kur ishte trajner i Napolit.
Lini një Përgjigje