TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2023, 19:26

Granada siguroi ngjitjen në La Liga, skuadra e Myrto Uzunit del në shitje

Shkruar nga Pamfleti

Granada siguroi ngjitjen në La Liga, skuadra e Myrto Uzunit del në

Granada siguroi ngjitjen në La Liga si fituese e Segunda Division në Spanjë. Padyshim meritë e këtij suksesi ishte edhe futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni. Sulmuesi beratas arriti të shënonte plot 23 gola duke u shpallur edhe “Këpuca e Artë”. 

Por, fill pas ngjitjes duke se klubit i kanë filluar telashet. Teksa po përgatitet për largimin e disa futbollistëve që nuk bindin trajnerin për La Liga. Tashmë ata duhet të presin deri në shitjen e klubit për formimin e skuadrës së re. 

Emra të tillë si Famara, Soro, Bodiger, Perea apo Serxhio Ruiz figurojnë në listën e shkarkimeve të mundshme. Por, plani i Niko Rodrigez dhe Pako Lopez duhet të presë deri në shitjen e klubit. Në një mënyrë apo tjetër, Granada duhet ta zgjidhë situatën e saj sa më shpejt. 

Në këtë kohë, operacioni Libero dhe pasojat e tij të mundshme në formën e një gjobe për klubin andaluzian paraqitet si pengesa e madhe për mbylljen e marrëveshjes. Një pengesë që me kalimin e ditëve dhe mungesën e marrëveshjes kërcënon të hedhë në erë operacion. 

granada skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje