TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2023, 18:15

Presidenti i Federatës Franceze flet për transferimin e Mbapesë te Reali: Sa më gjatë të qendrojë te PSG-ja aq më mirë

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Federatës Franceze flet për transferimin e Mbapesë

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Filipo Dialo ka dhënë një intervistë për “Le Parisien”. Ai është ndalur të çështja Mbape dhe thashethemet për transferimin e tij të mundshëm nga PSG-ja te Reali i Madridit. 
 
Të gjithë duan të kenë lojtarët më të mirë në ligën e tyre (qesh). Janë ata që të bëjnë të ëndërrosh, që ndryshojnë ndeshjet. A duhet të qendrojë? Përgjigja ime është se sa më gjatë të qendrojë në Francë, aq më mirë është për futbollin francez, por nuk më takon mua të anashkaloj vullnetin e një lojtari”. 

filipo dialo presidenti i federartës franceze kilian mbape

Lini një Përgjigje