TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2023, 17:17

Festa e Granit Xhakës me fanelën e tij “tërboi” serbët, dy skuadrat portugeze kërkojnë talentin Ardon Jashari

Shkruar nga Pamfleti

Festa e Granit Xhakës me fanelën e tij “tërboi”

Festa e Granit Xhakës, me fanelën e Ardon Jasharit, “tërboi” serbët në Botëror, ndërkohë që talenti shqiptar i Zvicrës, këtë sezon pritet të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë.   

Së fundmi raportohet se ka pasur shumë interesime nga klube të Bundesligës gjermane dhe Porto për mesfushorin shqiptar, Ardon Jashari, teksa në garë zyrtarisht ka hyrë edhe skuadra tjetër e madhe e Portugalisë dhe kampioni në fuqi, Benfika.  

Sipas “A-Bola”, kampionët e Portugalisë kanë kontaktuar përfaqësues të Jasharit dhe Luzernit, skuadrës ku ai luan.  

20-vjeçari Jashari ka kontratë me Luzernin deri në vitin 2026, ndërsa çmimi i tij vlerësohet të jetë 7.5 milionë euro.  Në listën e të interesuarve për shqiptarin, është edhe Atalanta. Pritet të mësohet me mjaft interes.  

Festa e Granit Xhakës me fanelën e tij “tërboi”

ardon jashari benfika porto

Lini një Përgjigje