
Arabia Saudite është vënë në kërkim jo vetëm të yjeve të futbollit botëror, por dhe trajnerëve më në zë. Al Hilal, pasi u refuzua për herë të parë nga Maks Alegri, ka rritur ofertën për të bindur trajnerin e Juves. Klubi saudit i ka vendosur në tavolinë teknikut livornez një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.
Jo vetëm kaq, në shenjtë mirënjohje, në momentin që do të hedh firmën, Alegri do të marrë edhe 10 milionë euro bonus. Kjo është me të vërtetë një ofertë marramendëse për një trajner, Allegri do të përfitonte 4 herë më shumë në vit se sa përfiton aktualisht te Juventus.
Ndërkohë që edhe drejtuesit e Juves, duan një ndryshim në pankinë. Me kroatin Igor Tudor në “pole” për t’i zënë vendin.
Sauditja “Sport360” dhe “ESPN” raportojnë se marrëveshja mes palëve është arritur, me zyrtarizimin që do të vijë gjatë ditëve të ardhshme.
Kjo do të jetë aventura e parë jashtë Italisë për Alegrin, i cili përveç Juves ka drejtuar edhe Milanin e Kaljarin në Serinë A.
Lini një Përgjigje