
Devid Bekam është gati të plotësojë të gjitha dëshirat e Leo Mesit. Pas Serxhio Buskets, po përgatitet edhe transferimi i Xhordi Albas dhe paralelisht po punohet për një tjetër ish-lojtar të Barcelonës.
Andres Iniesta (39-vjeç) ka përfunduar kontratën me Visel Kobe në Japoni dhe do të largohet nga skuadra e tij në korrik, dhe një destinacion i mundshëm mund të jetë Inter Miami, theksojnë spanjollët e “Fichajes”, të cilët flasim për "bombën në MLS!".
Duke qenë se ish-kampioni i botës ka mbushur 39-vjeç, kjo mund të jetë “aventura” e fundit në karrierën e tij futbollistike. Iniesta mund të joshet të pranojë një sfidë tek Inter Miami, duke qenë se atje ai do të ribashkohej me ish-shokët e tij të skuadrës katalanase.
I rritur në Barcelonë, Andres Iniesta performoi për ekipin e parë të grupit katalanas midis viteve 2002 dhe 2018, pas së cilës pasoi transferimi te Visel Kobe.
Nëse arrihet që edhe Andres Iniesta do t’i bashkohet futbollit amerikan të MLS-së, atëherë tek Inter Miamit do të krijohet një koloni, apo filial i Barcelonës së famshme të pas viteve ‘2000.
Lini një Përgjigje