TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2023, 16:52

Orë të nxehta për të ardhmen e Kilian Mbape, PSG humb durimin dhe i vendos ultimatumin sulmuesit francez

Shkruar nga Pamfleti

Orë të nxehta për të ardhmen e Kilian Mbape, PSG humb

Këto janë orë të nxehta për të ardhmen e Kilian Mbape. PSG duket se ka ndërmarrë hapin e parë, pasi është lodhur duke u munduar të kënaqë yllin e ri në të gjitha aspektet.

Klubi, sipas “PSG community”, i ka komunikuar lojtarit të marrë vendimin këtë verë, në mënyrë që të vazhdojë me shitjen e tij dhe të programojë merkaton për sezonin e ardhshëm.

Kontrata e francezit skadon në qershor të vitit 2024 dhe ka vendosur të mos e ushtrojë opsionin për një vit shtesë, i cili do të zgjasë datën e skadimit në vitin 2025.

Pra, nëse Kilian nuk shitet në këtë merkato vere, vitin e ardhshëm do të largohet nga Parisi me kosto zero dhe pikërisht këtë kërkon të shmangë pronari i klubit, Tamim Bin Hamad Al Tani.

Vetë emiri i pasur do të organizojë një takim me agjentin e Mbapesë, duke i komunikuar një mesazh më se të qartë:

Ai vendos. Nëse dëshiron të qendrojë edhe sezonin e ardhshëm, do të duhet të rinovojë, përndryshe do të zgjedhë ekipin e tij të ardhshëm këtë verë”.

PSG-ja e vendos unitetin e klubit përpara atij të kampionit dhe i lë lojtarit lirinë e zgjedhjes. Këtë herë Kilian ka epërsinë dhe Reali i Madridit po e ndjek situatën me interes.

Merkato e “Los Blancos” konsiderohet e mbyllur me blerjen e Belingham, por duket se tashmë është planifikuar një sforcim i fundit për të siguruar shërbimet e Mbapesë.

kilian mbape sulmuesi francez psg

Lini një Përgjigje