TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2023, 17:41

Sportistët shqiptarë të pafat në boks dhe taekwondo, i thonë lamtumirë Lojërave Europiane të Polonisë

Shkruar nga Pamfleti

Sportistët shqiptarë të pafat në boks dhe taekwondo, i

Lojërat Evropiane të Polonisë kanë vijuar me ditën e katërt, teksa sportistët shqiptarë kanë qenë të pafat në boks dhe taekwondo. Në boks, Redis Karaj dhe Gelian Rojku janë eliminuar, teksa fat të njëjtë ka pasur edhe Juirdo Cani në taekwondo.

Boksieri kuqezi, Redis Karaj është ndeshur me rivalin italian Salvatore Kavajaro në peshën 80 kilogramë, por nuk ka arritur që të kualifikohet në turin tjetër të eventit, pasi është mposhtur me pikë 5-0 pas tre raundesh nga italiani.

Boksieri, Gelian Rojku ka debutuar në Lojërat Europiane 2023, në peshën 92 kilogramë. Sportisti kuqezi është mposhtur me pikë 5-0 nga gjermani Aleksandër Kristian Okafor, duke u eliminuar nga turneu.

Edhe sportisti tjetër Juirdo Cani ka garuar ditën e sotme në Lojërat Europiane 2023 në sportin e taekwondo. Cani është mposhtur 2-1 nga italiani Denis Baretta.

Nga ana tjetër, Alvin Karaqi shkroi dje historinë dhe ka marrë medaljen e artë  në karate. Në disiplinën e karatesë kumite deri në 84 kilogramë, sportisti kuqezi bëri që të dëgjohet himni shqiptar.

redis karaj geljan rojku jurido cani lojërat europiane të polonisë

Lini një Përgjigje