TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2023, 19:43

Mesi bën debutimin me klubin e ri muajin e ardhshëm, çmimi i biletave për të parë “Pleshtin” kap shifrat marramendëse

Shkruar nga Pamfleti

Mesi bën debutimin me klubin e ri muajin e ardhshëm, çmimi i

Eshtë parashikuar, që Lionel Mesi të bëjë debutimin e tij me ekipin e ri më 21 korrik, kundër Kruz Azul, sipas “sport.es”, siç ka bërë me dije Horge Mas, aksioneri i klubit, për gazetarët amerikanë.

Lajmi se mbajtësi i 7 “Topave të Artë” do të luajë në MLS, ka bërë që amerikanët t’i blejnë të gjitha biletat deri në fund të sezonit.

Për shembull, në ndeshjen e muajit të ardhshëm, që mund të jetë ndeshja e parë e argjentinasit në Inter Miami, bileta më e lirë është 1.000 dollarë. Ndërsa një vend në zonën VIP, më afër fushës, arrin në 10.000 dollarë, sipas “dailystar.com”.

Para se të shpallej transferimi i Lionel Mesit, çmimi i një bilete për ekipin e sponsorizuar nga Devid Bekam ishte nga 22 deri në 50 dollarë. Duke parë këtë interesim të madh, Inter Miami mori vendimin për të zgjeruar stadiumin e tyre nga 18.000 në 21.200 vende.

lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje