TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2023, 21:31

Miqësorja e parë nuk shkon siç duhet për Tiranën, bardheblutë mposhten nga Dukagjini, Egnatia barazon në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja e parë nuk shkon siç duhet për Tiranën,

Tirana ka zhgënjyer në testin e parë miqësor, në kuadër të përgatitjeve për duelet Europiane të Ligës së Konferencës. Bardheblutë e Orges Shehit, u mposhtën ditën e sotme nga skuadra e Dukagjinit që militon në elitën e futbollit kosovar. 

Për bardheblutë golin e vetëm e shënoi Florent Hasani, ndërkohë që për ekipin nga Klina e Kosovës, realizuan ish-futbollisti i Laçit, Iljasa Zulfiu dhe Altin Merlaku. Në miqësoren e parë, trajneri Shehi ka vëzhguar afrimet e reja dhe menaxhimin e kontigjentit.

Faza përgatitore do të shërbejë për Tiranën, teksa të tjera duele miqësore janë programuar në vijim.  Më 29 qershor, Tirana do të luajë ndaj Ballkanit dhe më 5 korrik ndaj Strugës së Shpëtim Duros.

Ndërkohë që edhe Egnatia sot zbriti në fushë në Turqi, për një ndeshje miqësore. Të besuarit e Edlir Tetovës nuk shkuan më shumë se një barazim pa  gola ndaj AFC Hermanshtad.

tirana dukagjini ndeshja miqësore egnatia

Lini një Përgjigje