
Kanë përfunduar të treja sfidat e pasdites të vlefshme për “EURO U-21”.
Gjeorgjia U-21 dhe Belgjika U-21 kanë ndarë pikët, pas barazimit 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin belgët, teksa më pas shënuan edhe golin e dytë. Por në pjesën e dytë gjeorgjianët arritën të barazonin shifrat.
Edhe sfida mes Portugalisë U-21 dhe Holandës U-21 është mbyllur në barazimin 1-1.
Ndërsa Ukraina U-21 ka mposhtur me rezultatin 1-0 Rumaninë U-21.
Lini një Përgjigje