TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2023, 16:55

“Heroi i Shqipërisë që ka shënuar mbi 150 gola”, Armando Sadiku prezantohet në mënyrë spektakolare te skuadra indiane (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Heroi i Shqipërisë që ka shënuar mbi 150 gola”,

Armando Sadiku është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Mohun Bagan në kampionatin indian të futbollit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur dhe sot është zyrtarizuar nga klubi me anë të një videoje spektakolare. 

Sulmuesi nga Elbasani është autori i golit të vetëm që Shqipëria ka shënuar në Europian dhe titujt e gazetave të asaj kohe, janë përdorur nga klubi për të prezantuar sulmuesin kuqezi. “Më shumë se 150 gola, golashënuesi më i mirë në histori të Shqipërisë nga lojtarët aktivë”, shkruan klubi indian. 

“Marinarë, heroi juaj i ri është këtu”. Me këtë titull, klubi indian ka zyrtarizuar transferimin e Sadikut që ndryshon në këtë mënyrë edhe një herë tjetër kontinent. Më parë, Sadiku ka provuar të luajë në Zvicër, Poloni, Spanjë apo edhe Bolivi teksa tashmë luan në Indi. 
 
 

armando sadiku sulmuesi kuqezi mohun bagan skuadra indiane

Lini një Përgjigje