
Lionel Mesi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me PSG-në pas dy sezonesh. Argjentinasi do të shkojë për të pushtuar MLS si pjesë e Inter Miami. "Pleshti” do të luajë jashtë Evropës për herë të parë në jetën e tij dhe është shumë e rëndësishme për të që të përshtatet me kushtet e reja pa asnjë shpërqendrim.
Në këtë sfond, ylli argjentinas mund të largohet përkohësisht nga kombëtarja e Argjentinës.
Messi gati të tërhiqet nga kombëtarja... përkohësisht?
Në të vërtetë, sipas informacioneve nga “Mirror”, kampioni i botës mund të marrë vendimin për t'u tërhequr përkohësisht nga kombëtarja argjentinase. Kështu ai do të synonte t'i përkushtohej plotësisht aventurës së tij të re në Florida. Megjithatë, le të qetësohen tifozët, ylli nga Rosario do të synojë të rikthehet pas një viti.
Arsyeja? Ai do të donte të gjente kohë për t'u vendosur dhe përshtatur në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij dhe këtë synim tashmë ia ka shprehur edhe trajnerit Lionel Skaloni.
Një kërkesë që do të kishte qenë një goditje për trajnerin aktual të ‘Albicelestes’, por ky i fundit nuk mundet ta kundërshtojë vendimin e yllit të tij, njësoj si Federata. Nëse kjo do të konfirmohej, atëherë Mesi mund të kthehej me rastin e Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Amerikë dhe ku Argjentina do të duhet të mbrojë titullin e saj…
Lini një Përgjigje