TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2023, 18:41

Boksieri argjentinas mbron titullin, rivalit filipinas i shpërthen veshi live (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Boksieri argjentinas mbron titullin, rivalit filipinas i shpërthen veshi

Argjentinasi Fernando Martinez mbrojti me sukses titullin e tij në peshën super flyweight në IBF, duke mposhtur filipinasin Jade Bornea në raundin e 11. 

Një ndeshje shumë e vështirë, e cila ka shkaktuar shumë diskutime orët e fundit për shkak të një dëmtimi tronditur që ka ndodhur në ring. 

Bornea në fakt e ka nisur dyluftimin në mënyrë agresive, por duke pësuar rikthimin e kampionit që e futi në qoshe. Ndërsa raundet vazhdonin, veshi i djathtë i Borneas filloi ngadalë të fryhej nga goditjet e forta të majta të Martinez. 

Kulmi erdhi në raundin e nëntë, kur veshi shpërtheu live, duke spërkatur gjak në kamera dhe duke i shkaktuar filipinasit gjakderdhje të madhe. 

Një dëmtim tronditës, por edhe shumë i rrallë, i cili megjithatë nuk e ndaloi Bornean që vazhdoi të luftonte. Vendosmëria e tij nuk mjaftoi: në raundin e njëmbëdhjetë, arbitri e ndërpreu ndeshjen duke deklaruar humbjen e tij. 

fernando martinez boksieri argjentinas jade bornea

Lini një Përgjigje