TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2023, 20:08

Gol shqiptar në Amerikë, Xhakomo Vrioni e bën “sefte”, minuta e 51 fatsjellëse për kuqezinjtë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol shqiptar në Amerikë, Xhakomo Vrioni e bën

Një gol shqiptar është shënuar ditën e sotme në Amerikë. Xhakomo Vrioni ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën e  Nju Ingllënd revolushën. Në fitoren 2-1 që skuadra e tij siguroi ndaj Torontos, sulmuesi shqiptar shënoi golin e përmbysjes për 2-1. 

Vrioni e nisi këtë sfidë nga stoli, teksa hyri në fushën e lojës në minutën e 46  dhe vetëm 5 minuta më pas gjeti rrugën e rrjetës. Duket se minuta e 51 është fatsjellëse për kuqezinjtë, pasi dy gola spektakolarë u shënuan pikërisht në këtë minutë nga Jasir Asani dhe Kristjan Asllani me kombëtaren në ndeshjet e "EURO 2024”. 

Kujtojmë se ky është goli numër 4 për Vrionin në këtë sezon, teksa tashmë i dhuron ekipit të tij 3 pikë mjaft të rëndësishme për garën. Aktuaklisht Nju Ingllënd Revolushën mban vendin e dytë  në klasifikim me 46 pikë pas 19 javësh kampionat. 

xhakomo vrioni sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje