TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2023, 18:07

U rrëzua nga kali, portieri i PSG del nga koma dhe fillon të flasë, bashkëshortja: Nuk ka probleme me kujtesën, na njeh!

Shkruar nga Pamfleti

U rrëzua nga kali, portieri i PSG del nga koma dhe fillon të

Gjendja e Serxhio Riko, portierit të Paris Saint-Germain, i cili pësoi një aksident me kuaj më 28 maj, është përmirësuar ndjeshëm. “Gardiani” i njohur i kampionëve të Francës kishte dalë nga koma një javë më parë dhe tani mund të largohet së shpejti nga terapia intensive.

Rreth gjendjes aktuale të tij ka folur partnerja, Alba Silva. “Serxhio komunikon. Na thërret në emër, e di kush jemi, nuk ka probleme me kujtesën. Shpresojmë të dalë sa më shpejt nga terapia intensive, por mjeku duhet të jetë i sigurt për diçka të tillë. A e di Serxhio se çfarë i ka ndodhur atij? Nuk mendoj kështu” – tha ajo.

serxhio riko portieri i psg

Lini një Përgjigje