TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2023, 17:16

Nga Interi dhe Barça tek aventura e re në Turqi, Rei Manajt i del emri te skuadra e Kategorisë së Parë

Shkruar nga Pamfleti

Nga Interi dhe Barça tek aventura e re në Turqi, Rei Manajt i del

Nga Interi dhe Barcelona, në një lojtar pa ekip që mund të përfundojë në ligën e parë turke.

Rei Manaj ka mbetur pa skuadër që prej muajit janar pas largimit nga Uotfordi, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka pësuar një pikiatë në karrierën e tij.

Manaj është gati për një aventurë të re dhe Goztepes i është sugjeruar sulmuesi shqiptar.

Klubi turk, i cili militon në Kategorinë e Parë, kërkon që të nisë një projekt ambicioz për të tentuar rikthimin në Superligë dhe për këtë, në shënjestër është vendosur edhe emri i Rei Manajt.

Një shans për 26-vjeçarin për t’u rikthyer protagonist.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare goztepe

Lini një Përgjigje