
Tirana do të luaj më 13 korrik ndeshjen e turit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Bardheblutë do të presin në “Air Albania” skuadrën e gjeorgjane, Dinamo Batumi.
Ditën e sotme, skuadra e Orges Shehit ka mësuar edhe emrat e gjyqëtarëve që do të vendosin drejtësi në këtë takim. Arbitër kryesor do të jetë anglezi, Robert Xhons. Ai ka gjykuar plot 26 ndeshje në këtë sezon të Premier Ligës.
36-vjeçari ka gjykuar nga një herë të gjitha skuadrat me emër në Angli. Ajo që bie në sy është ndeshja mes Ullverhempton-Kristal Palas, që përfundoi me shifrat 2:0 për vendasit ishte fakti se në arbitri nxorri plot 9 kartonë të verdhë.
Një tjetër fakt interesant ka të bëjë me ndeshjen mes Leister_mançetser Siti. Ky takim përfundoi me fitoren e “Qytetarëve” me shifra 0:1. Por, ajo që bie në sy është se në këtë përballje, Xhons nuk ka dhënë asnjë karton të verdhë.
Gjyqtari i parë: Robert Xhons (Angli)
Asistentët: Herri Lenard dhe Uejd Smith (Angli)
Gjyqtar i katërt: Tomas Bramall (Angli)
Po ashtu, Egnatia dhe Vllaznia janë dy ekipet e tjera që do të përfaqësojnë flamurin shqiptar në kupat Europiane.
Rrogozhinasit do të përballen me amrenët e Ararat-Armenia në transfertë, më 13 korrik në orën 17:00.
Do të jetë hera e parë për ta në Europë dhe skuadra dëshiron të bëjë një paraqitje të denjë.
Shkodranët nga ana tjetër sfidojnë Linfildin e Belfastit në transfertë në orën 20:45 në të njëjtën ditë. Një kundërshtarë i lehtë në letër për kuqeblutë, por fusha vendos në fund.
Dy ekipet kanë mësuar edhe arbitrat që do t’i gjykojnë në sfidat e para.
UEFA ka përcaktuar për Egnatian arbitra nga malta.
Trastin Farruxhia Çan do të jetë kryesori, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij, Roberto Vela dhe Xhejms Muskat. Arbitër i katërt do të jetë Glen Tona.
Për Vllazninë do të jenë gjyqtarë luksemburgas me Ivo Torres kryesorin e sfidës.
Asistentë të tij janë Hoakim Da Silva dhe Tom Hansen, ndërsa i katërt është caktuar Zhiles Fransua Bek.
Lini një Përgjigje