TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2023, 17:34

Donjeta Sadiku eliminohet në çerekfinale nga Lojërat Europiane, boksierja kosovare mbetet pa medalje

Shkruar nga Pamfleti

Donjeta Sadiku eliminohet në çerekfinale nga Lojërat Europiane,

Boksierja Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në Lojërat Europiane që po mbahen në Krakov të Polonisë.

Sadiku, është mposhtur në çerekfinalet e kategorisë deri në 60 kilogramë për t’i dhënë fund pjesëmarrjes së saj në këtë ngjarje dhe për të shuar shpresat e Kosovës për medalje.

Në çerekfinale, Sadiku u mposht nga francezja Estela Mosli, e cila u tregua më e mirë në dy raundet e para për të fituar 4:1 me vlerësim të jurisë.

Për Sadikun, që fitoi vetëm raundin e tretë ndaj francezes Mosli, kjo ishte humbja e parë në tri ndeshje të zhvilluara në Poloni, ku regjistroi edhe dy fitore.

donjeta sadiku boksierja kosovare

Lini një Përgjigje