TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2023, 16:29

Partneri i Çalhanoglu në mesfushë do të jetë Asllani, mesfushori kuqezi nuk largohet nga Interi, Inzagi i premton minuta

Shkruar nga Pamfleti

Partneri i Çalhanoglu në mesfushë do të jetë Asllani,

Interi nuk ka dyshime: Kristjan Asllani nuk do të largohet. Futbollisti shqiptar e ka thënë këtë disa herë, edhe klubi zikaltër ka gjithashtu ide shumë të qarta. Sipas “Gazzetta dello Sport”, rreth mesfushorit shqiptar ka një synim serioz për të ndërtuar një projekt të mirëpërcaktuar.

Shitja e Marselo Brozoviç, përveç financimit të ardhjes së Davide Fratezi, ka si objektiv edhe rritjen e ish-lojtarit të Empolit, i cili do të jetë partner i Hakan Çalhanoglu, që do të kalojë përfundimisht në rolin e “regjisorit” të zikaltërve.

Për Interin, Asllani është një pasuri për t’u vlerësuar dhe për këtë arsye përjashtohet çdo mundësi për ta dërguar diku në formë huazimi. Nëse Simone Inzagi nuk do të ketë përforcime të mëtejshme, nuk do të ketë mesfushorë të tjerë që do të konkurrojnë me shqiptarin në rolin e partnerit të Çalhanoglu.

Koha e lojës do të rritet në mënyrë të pashmangshme dhe më në fund Kristjan do të ketë shansin për t’u dukur në ndeshje të plota. Vitin e kaluar shqiptari u “izolua” nga ideja e Inzagit për ta përdorur turkun si “playmaker”, tani pa kroatin do të jetë zëvendësuesi i tij në mesin e fushës.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje