
FIFA ka publikuar sot renditjen e re për ekipet Kombëtaret, pasi në qershor u zhvilluan disa ndeshje eliminatore për në “EURO 2024”. Kështu, Shqipëria që fitoi ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, e sheh tashmë veten në rritje.
Kuqezinjtë kanë kapur vendin e 65 në klasifikim, duke u ngjitur me 3 pozicione, duke qenë se pak ditë më parë ishin në vendin e 68. Me renditjen e re, kuqezinjtë kanë lënë pas Kepin e Gjelbër, Islandën dhe Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që Shqipëria ka vitin 2015 si rekord për ngjitjen në klasifikim, ku pak kohë para Europianit e shihte veten në vendin e 22. Ndërkohë, pozita më e ulët në histori për Shqipërinë, ka qenë vendi i 124.
Nga ana tjetër, Kosova pëson një rënie të madhe prej 5 pozicionesh, teksa bien nga vendi i 102 në vendin e 108. Rezultatet negative në kualifikuese kanë ndikuar ndjeshëm në këtë renditje.

Tek ekipet big, Agjentina kryeson ngushtë ndaj Francës, ndërsa Brazili plotëson podiumin. Anglia, Belgjika, Kroacia, Italia ndjekin, ndërsa Portugalia dhe Spanja mbyllin 10-shen e parë.

Lini një Përgjigje