TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Qershor 2023, 15:53

Erzeni rrezikon pjesëmarrjen në Superiore, mbledhje urgjente në Shijak për fatet e sezonit, Flamurtari dhe Korabi “fërkojnë duart”

Shkruar nga Pamfleti

Erzeni rrezikon pjesëmarrjen në Superiore, mbledhje urgjente në

Erzeni ka qendruar shumë në heshtje këtë periudhë merkatoje dhe pasi arriti të fitonte ndeshjen ndaj Korabit që i siguroi mbijetesën, shijakasit nuk kanë pasur më zhvillime me përjashtim të largimit të Adnard Mehmetit drejt Partizanit.

Megjithatë, sot mund të vendosen fatet e sezonit për Erzenin duke qenë se drejtuesit e klubit do të takohen me Bashkinë Shijak, ku edhe do të diskutohet për sezonin e ri. Erzeni është në kërkim të sponsorëve, por deri më tani kanë munguar, duke bërë që të mungojnë edhe financat.

Justin Bespalla, ish-sulmuesi i njohur shijakas, që ka bërë emër në Kategorinë Superiore si pjesë e Teutës dhe Erzenit dy dekada më parë, ka bërë një apel për drejtuesit e klubit në rrjetet sociale.

Prapë në gjumë të thellë, pa ide të qarta dhe pa vizion për futbollin. Më vjen çudi si nuk punohet për një strategji afatgjatë. Pengesat nuk duhet t’ju ndalojnë. Nëse hasni në një mur, mos u ktheni dhe të dorëzoheni. Kuptoni se si ta kaloni këtë mur, të kaloni përmes tij apo të punoni rreth tij”, shkruante ndër të tjera Bespalla, i cili ka pasur në sezonin e fundit tek Erzeni edhe djalin e tij, Kristi Bespalla.

Drejtuesit e klubit shpresojnë që të kenë edhe mbështetje nga Bashkia duke qenë se rrezikohet pjesëmarrja ashtu si sezonin e shkuar. Kujtojmë që Erzeni siguroi Superioren vetëm në ditët e fundit sezonin e shkuar dhe skuadra u krijua në pak ditë.

Kostot shtohen edhe për shkak se stadiumi "Tofik Jashari" në Shijak nuk është i licencuar për ndeshjet e Superligës, teksa skuadra si pritëse ndeshjet e sezonit të shkuar i zhvilloi në "Niko Dovana" të Durrësit.

Në Shijak tifozët dhe lojtarët nën kontratë janë në ankth për të ardhmen, teksa pritet një tjetër mbledhje sot në 19:00 mes Bashkisë dhe Shoqatës së Futbollit, për të vendosur pikat mbi "i".

Nëse Erzeni tërhiqet nga gara, atëherë shanset për t'u ngjitur në Superligë janë të Korabit që humbi në play-off, ose edhe të Flamurtarit që doli në vendin e tretë të Kategorisë së Parë.

erzeni skuadra shijakase kategoria superiore

Lini një Përgjigje