TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Qershor 2023, 16:15

Risi në Superkupën e Europës, UEFA bën për herë të parë ndryshimin historik në finalen e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Risi në Superkupën e Europës, UEFA bën për herë

Finalja e Superkupës së Europës do të luhet mes Mançester Siti që fitoi Champions League dhe Seviljas që arriti të fitonte Ligën e Europës. Finalja do të luhet në Greqi në datën 16 gusht dhe kjo finale do të jetë e fundit siç jemi mësuar, pasi nga sezoni tjetër do të ketë një ndryshim historik.

UEFA ka vendosur që të heqë kohën shtesë nëse skuadrat e mbyllin ndeshjen në barazim. Në këtë mënyrë, pas përfundimit të 90 minutave të kohës së rregullt, skuadrat nuk do të duhet që të luajnë edhe 2 pjesë të tjera nga 15 minuta, por do t’i drejtohen menjëherë penalltive.

Ky rregull do të aplikohet duke nisur nga finalja e ardhshme dhe do të jetë në çdo Superkupë, ndërkohë që ende nuk është marrë vendim për ndonjë finale tjetër që mund të aplikohet.

finalja e superkupës së europës uefa

Lini një Përgjigje